Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët dhe të gjithë të apasionuarit e alpinizmit. Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale disa pamje mahnitëse nga Vermoshi. Një ftesë kjo për ata që shijojnë turizmin malor.
Në të dyja anët e luginës, ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Vermoshi shquhet për panoramën e tij, si dhe për reshjet e dëborës që zgjasin afro 100 ditë në vit.
Aktivitetet kryesore të cilat mund të zhvillohen në Vermosh, janë ngjitjet malore në Malësinë e Marlules apo edhe shëtitjet në luginat e thella alpine të Lepushës dhe Cemit.