Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore. Përmes një reagimi në platformën X, shefi i qeverisë thotë se ky është vendimi i parë i marrë pas konsultimit me 65 mijë prindër dhe mësuses. Më tej, Rama shton se janë në diskutime me kompaninë, përfaqësues të së cilës do të vijnë në shpejti në Shqipëri për të paraqitur një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët.
Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve.Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.