Qeveria ka miratuar një seri ndryshimesh në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit, që prekin drejtpërdrejt lejet e ndërtimit, hapësirat publike dhe projektet në zonat rurale. Vendimi i Këshillit të Ministrave synon të frenojë abuzimet me ndërtimet, të ndalojë bllokimin e rrugëve dhe hapësirave të përbashkëta dhe të përshpejtojë procedurat për investitorët që veprojnë ligjërisht.

Ndalohet vendosja e trarëve, rrethimeve apo çdo pengese në pronat që janë pjesë e rrugëve të kalimit apo lidhjeve me hapësira publike, madje edhe kur këto servitute nuk janë të regjistruara.

Nuk do jepen leje ndërtimi në prona që janë parashikuar për sheshe, rrugë apo parqe, edhe nëse janë private. Çdo kërkesë për leje, ndryshim projekti apo certifikatë përdorimi do refuzohet automatikisht nëse tarifa nuk paguhet brenda 15 ditëve nga njoftimi. Lejet e ndërtimit mund të transferohen kur ndryshon zhvilluesi apo pronari, por vetëm me dokumentacion të plotë dhe transparencë në sistemin e-Leje. Projektet për banim në zonat rurale (TIP) do miratohen vetëm nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe AZHT.

Nëse një leje për rrethim është dhënë gabimisht në një zonë me servitut publik, bashkia ka të drejtë ta anulojë ose shfuqizojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu