Ballina Politike Vendimi i PS për Ballukun / Deputeti Bardh Spahia: PS po mbron...

Vendimi i PS për Ballukun / Deputeti Bardh Spahia: PS po mbron korrupsionin, Kuvendi është kthyer në bunker për ministrat!

Deputeti i Partise Demokratike te Shqipërisë, Bardh Spahia, ka reaguar me tone të forta ndaj shumicës qeverisëse, duke e akuzuar për mbrojtje të korrupsionit dhe për pengim të drejtësisë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai kritikon ashpër Partine Socialiste dhe vendimmarrjen e grupit parlamentar lidhur me çështjen e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa bën thirrje edhe për protestën e paralajmëruar më 12 mars.

Më poshtë reagimi i plotë i tij:

Grusht çeliku rreth hajdutërisë. Kusarë të të gjitha trevave bashkohuni!

​Organizata kriminale e quajtur PS, sapo i ka shpallur luftë të hapur çdo shqiptari që kërkon llogari dhe që ëndërron Europën.
Kanë zëvendësuar Kushtetutën me statutin e brendshëm të hajdutërisë. Mesazhi është i qartë: Nëse bie njëri, biem të gjithë. Ky nuk është unitet politik, është solidaritet kriminal.
Me këtë akt, ata kanë grisur biletën tonë për në BE. Asnjë shtet normal nuk pranon në gjirin e tij një strukturë ku parlamenti shërben si zyrë avokatie për ministrat e korruptuar.
Duke refuzuar dorëzimin e imunitetit të zv kryeministres Balluku të kapur në vjedhje, ata kanë kthyer Kuvendin në një bunker ku fshihen grabitësit e parave publike. Ky “grusht” po mbyt frymën e fundit të drejtësisë në vend.
​Kjo është vija e kuqe. Kur pushteti bëhet palë me krimin për të bllokuar SPAK-un, ai pushtet pushon së qeni legjitim dhe kthehet në një bandë që mbron veten me çdo mjet. Ky “grusht çeliku rreth partisë së hajdutërisë” do të jetë pikërisht ai që do t’i tërheqë të gjithë bashkë drejt fundit të tyre të pashmangshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks