Ballina Sport Vendimi drastik/ FIFA përjashton arbitrin e ndeshjes Argjentinë-Holandë

Vendimi drastik/ FIFA përjashton arbitrin e ndeshjes Argjentinë-Holandë

Pasi ka hapur një hetim për kaosin e ndeshjes Argjentinë-Holandë, FIFA merr vendimin ekstrem për arbitrin e atij takimi, Antonio Matheu Lahoz duke vendosur që ai të mos drejtojë më asnjë ndeshje gjatë këtij botërori.

Lajmin e bën të ditur agjencia argjentinase e lajmeve “Telam” sipas së cilës, protestat e lojtarëve nga të dyja skuadrat dhe 15 kartonët e verdhë që janë edhe një rekord për Kupën e Botës, e kanë shtyrë FIFA-n të largojë përfundimisht nga turneu “xheketën e zezë” duke mos i dhënë mundësinë për të arbitruar një mes gjysmëfinaleve apo finalen.

Nuk janë vetëm kartonët që e panlizojnë spanjollin por edhe fakti që në fushë nuk tregoi autoritet për të vendosur qetësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks