Një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku 63-vjeçari Lulzim Cami vrau vëllan e tij, Vehap Cami e më pas vrau veten.

Rrethanat e krimit të rëndë ende nuk dihen, teksa ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.

Në pamjet e siguruara, në vendin e ngjarjes duken dy makina policie, ndërkohë që një ambulancë po largohet.

Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njoftoi policia për ngjarjen. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu