Në vitin e pestë të operimit të tij në sektorin e turizmit shqiptar, si një ndër të parat resorte turistike që vendosi një standart të ri në vendin tonë, “Velipoja Grand Europa Resort” nis nga ky 12 shtator një rrugë të re. Ajo i bashkohet grupit spanjoll “Melia”, që ka në zotërim mbi 350 hotele në shumë shtete të botës. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë mes administratores së kompanisë “Xhenis Sh.p.k” Belma Çela dhe Gabriel Escarrer, CEO i MELIA INTERNATIONAL. Ky bashkëpunim mes dy emrave të konsoliduar të turizmit, atij shqiptar dhe brand-it ndërkombëtar “Melia”, përmirëson dukshëm ofertën turistike të veriut të Shqipërisë. Standarte të reja, një imazh ndryshe në botë të turizmit në qarkun Shkodër dhe Shqipëri, si dhe një investim që do të zgjerohet me projektin e ri, është ajo që premton për turistët “Velipoja Grand Europa Resort” affiliated by “Melia”.
Ballina Aktualitet “VELIPOJA GRAND EUROPA RESORT” NIS RRUGETIMIN E RI. FIRMOSET BASHKËPUNIMI ME GRUPIN...













