Kreu i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka dalë pas 7 orësh qëndrimi në SPAK.

Pasi ka dalë nga prokuroria e posaçme Veliaj tha se ka ezauruar me kolegët e tij (prokurorët e SPAK) çështjen e inceneratorëve, ku ai ka sjellë disa dokumente të reja. Veliaj theksoi gjithashtu se ndodhej në SPAK si bashkëpunëtor dhe se kishte kohë që kishte kërkuar që të paraqitej.

Pak këtij takimi SPAK ma ka rritur bindjen se është bërë një investim për së mbari. Isha me dy kolegë hetues profesionistë. E vetmja gjë që mund të bëjmë është ti forcojmë institucionet mos ti përgojojmë mos të bëjmë rolin e tyre e prokurorë e gjyqtarë por të bashkëpunojmë, isha këtu si bashkëpunëtor, kisha kohë që kisha kërkuar një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme.
U thanë dhe disa detaje të tjera. Të dy kolegët hetues më kërkuan që për çështjeje të hetimit dhe të sekretit hetimor duke qenë se bashkia ka dërguar dhe disa detaje të tjera, më kërkuan që të mos i ndaj me gazetarët disa detaje. Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar. Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën. Çdo koment tjetër do tua jap pasi të mbaroj mbledhjen e këshillit bashkiak”, tha Veliaj.

Veliaj lajmëroi se do të dorëzojë të gjitha informacionet lidhur me çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu