Ballina Bota Vdes shqiptari në Angli, e goditi polici me pistoletë elektrike

Vdes shqiptari në Angli, e goditi polici me pistoletë elektrike

Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur muajin e shkuar në Essex të Britanisë, pasi u godit me pistoletë elektrike nga një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur në një pronë në Clock House Way në Braintree më 21 nëntor rreth orës 1:15 pasdite por lajmi është publikuar vetëm me 15 dhjetor nga BBC, ku shkruan se Sali Byberi, i cili menaxhonte nje lavazh në Essex, sulmoi një oficer dhe ky i fundit qëlloi disa herë me pistoletë elektrike ndaj shqiptarit. 

Familja e Byberit ndërkohë ka nderuar një baba “të dashur” të tre fëmijëve dhe ka thënë se kanë “shumë pyetje”.

Organi mbikëqyrës tha se Byberi “dyshohet se ka sulmuar një oficer” ndërsa policia po përpiqej të fliste me njerëzit e përfshirë në trazirë.

Hetuesit thanë se një Taser u shkarkua “shumë herë” te z. Byberi kur ai i rezistoi arrestimit me dyshimin për sulm.

Motra e tij Eli Sokolaj e përshkroi atë si një “person të dashur” dhe tha në një deklaratë: “Ai ishte gjithashtu punëtor, i sjellshëm dhe bujar.

Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks