Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar në kryeqytet këtë mesditë.

Në njoftimin e policisë raportohet se Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një person duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Personi i aksidentuar njihet si Olsi dhe të gjithë përdoruesit e rrjetit social “Tik Tok” e njohin si “polic”, pasi gjithmonë qëndron në këtë zonë duke treguar afrimitet me drejtuesit e mjeteve.

Në videon e publikuar në faqen e “aksidente rrugore” në Facebook, Dallohet se aksidenti ka ndodhur mbi vijat e bardha.

Pas përplasjes nga kamioni, ai është dërguar menjëherë për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ai ishte një personazh karizmatik dhe tepër i dashur nga ndjekësit e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu