Keshilli i ministrave vendosi: Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Vau i Dejës të disa zonave;

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;

b) të zhvillimit industrial;

c) të zhvillimit turistik.

Pas ketij vendimi kane reaguar kryetari i bashkise Vau Dejes Kristjan Shkreli dhe deputetja Xhenis Çela. Ne rrjetin social ata shkruajne:

Statusi i Kristjan Shkrelit:

🇦🇱 Vau i Dejës, një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm

Puna e vazhdueshme, promovimi dhe angazhimi i Bashkisë sonë po japin rezultat konkret. I lumtur të ndaj me ju lajmim e mirë:  Këshilli i Ministrave ka shpallur disa zona të bashkisë si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, duke i hapur rrugë një faze të re zhvillimi ekonomik dhe social.

📍 Vendimi përfshin zona si Barbullushi, Lugina e Drinit, Bushati, Shllaku, Mnelë dhe Nënshati, të cilat tashmë kanë mundësi reale për:

Hapje mundësish të reja punësimi

Mbështetje për bizneset vendase

Zhvillim të ekonomisë malore dhe rurale

🤝 Ky vlerësim nga Qeveria Shqiptare është një mbështetje e drejtpërdrejtë për punën që Bashkia Vau Dejës ka ndjekur, duke ndërtuar politika zhvillimi të bazuara në potencialet reale të territorit dhe nevojat e komunitetit.

➡️ Vau i Dejës po ecën përpara, me punë konkrete dhe vizion afatgjatë.

Statusi i Xhenis Çela:

🇦🇱 Vau i Dejës në fokus të zhvillimit kombëtar!

Këshilli i Ministrave ka shpallur disa zona të Bashkisë Vau i Dejës si “Zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore”, një hap i rëndësishëm për forcimin e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Veriut të Shqipërisë.

📍 Zonat e përfshira shtrihen në Barbullush, Luginën e Drinit, Bushat, Shllak, Mnelë dhe Nënshat, duke hapur rrugën për:

✔️ zhvillim ekonomik

✔️ investime industriale

✔️ turizëm malor dhe natyror

🤝 Ky vendim është një mbështetje konkrete e Qeverisë Shqiptare për Vau i Dejës dhe Qarkun Shkodër, duke krijuar mundësi të reja pune dhe zhvillimi për komunitetin.

➡️ Vau i Dejës ecën përpara!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu