Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin A. P., 25 vjeç, banues në Torovicë për veprën penale “Vjedhje”, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje, në tre banesa në Vaun e Dejës.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Gj., 37 vjeç, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.

Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ne ngarkim të shtetasve L. D., 51 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, G. H., 24 vjeç, F. H., 31 vjeç, te dy banues në fshatin Ashtë, punonjës të OSHEE Bushat, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke u rilidhur disa subjekteve, energjinë elektrike në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar procedurën dhe pa urdhër pune.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi I ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 50 vjeç, banues në Koplik, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D. H., 67 vjeçe, e cila dyshon se ky shtetas i kanë vjedhur një shumë të vogël parash në dyqanin e saj, butik rrobash, që ndodhet në qendër të Koplikut.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetin sociale “Facebook” është hapur një llogari me emrin e saj, në të cilat janë publikuar informacione të rreme. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu