Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Shkodrës, ku tre drejtorë të rëndësishëm kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet e tyre nga detyra. Bëhet fjalë për Halit Bilalin, Drejtor i Drejtorisë së të Ardhurave, Denis Lezhën, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë Juridike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, si dhe Lulzim Mashin, Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Arsyet e dorëheqjeve nuk janë bërë ende publike, por burime pranë bashkisë bëjnë me dije se ata kanë dorëzuar dorëheqjet tek kryebashkiaku Beci raporton newspower.al. Ende nuk dihet nëse kjo ka ardhur pas kërkesës së kryeministrit Rama për dorëheqje apo fshihet dicka tjetër pas kësaj vale të re dorëheqjesh! Më herët të vetmin që dorëzuan dorëheqjet ishin vetëm administratoret e njësive vendore. / newspower.al