Muslimanët në të gjithë botën festojnë të dielën Kurban Bajramin.
Në urimin e tij për besimtarët, kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, theksoi se kjo ditë shënon lidhjen e fortë me zotin dhe solidaritetit mes njerëzve. “Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.
Të dashur motra dhe vëllezër, Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë. Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet. Të dashur shqiptarë, Më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit”, tha Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu