Urimi i Imzot Giovanni Peragine drejtuar besimtarëve Myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.
Shumë i nderuar Imam Muhamed Sytari, Myfti I Shkodres
Të dashur vëllezër dhe motra myslimane,
Me ndjenja të thella respekti, vëllazërie dhe afërsie shpirtërore, ju drejtojmë urimet tona më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar argjërim të lehtë lehtë e të pranuar, paqe në zemër, forcë në përkushtimin tuaj fetar, shëndet dhe begati për ju dhe familjet tuaja.Këtë vit,pikërisht sot, fillimi i Ramazanit përkon në mënyrë domethënëse me hyrjen e të krishterëve në kohën e Kreshmës, një periudhë e shenjtë pendese, lutjeje dhe ripërtëritjeje të jetës shpirtërore. Ky përkim i veçantë i dy kohëve të shenjta na fton të dy komunitetet të ecimparalelisht në një udhë reflektimi, vetëpërmbajtjeje dhe kthimi të zemrës drejt Zotit. Pikërisht sepse i hyjmë këtyre ditëve me një intensitet më të madh lutjeje dhe agjërimi, ndihemi të thirrur të lidhemi më fort në lutje për paqen, për të mirën e qytetit tonë, për familjet tona, për të varfrit, për të rinjtë dhe për të gjithë ata që përballen me vështirësi, pasiguri dhe vuajtje. Lutja e përbashkët, edhe pse e shprehur në forma të ndryshme, bëhet një zë i vetëm që ngrihet drejt Zotit për drejtësi, pajtim dhe shpresë.Në këtë kohë të shenjtë, vlerat që na bashkojnë – solidariteti, mëshira, respekti për tjetrin dhe përgjegjësia për të mirën e përbashkët – marrin një kuptim edhe më të thellë. Kjo është një kohë bashkimi vëllazëror, që na përgatit të dy komunitetet për të qenë ndërtues të paqes dhe dëshmitarë të bashkëjetesës së mirë në shoqërinë tonë. Duke ju shoqëruar me lutje të sinqerta, urojmë që ky Ramazan të jetë për secilin prej jush një kohë drite, bekimi dhe ripërtëritjeje shpirtërore, dhe të kontribuojë në forcimin e paqes, harmonisë dhe mirësisë ndërmjet të gjithë bijve dhe bijave të vendit tonë.


