Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se askush në Policinë e Shtetit që i implikuar në veprimtari kriminale, nuk ka mbrojtje. Gjatë konferencës për mediat, ai i bëri thirrje punonjësve të policisë, Henerigert Mitri i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Klodian Shahini me detyrë Shef i trafiqeve, të paraqiten përpara drejtësisë. “Operacioni para dy javësh është vlerësuar maksimalisht nga policia e shtetit dhe ne kemi bërë njoftimin, për sa i përket mos ekzekutimit të urdhërave për dy punojnësit e policisë, i bëjë thirrjen të paraqiten përpara drejtësisë. Askush në policinë e shtetit nuk ka mbrojtje lidhur me veprimtari kriminale. Në materiale që ne disponojmë nuk kemi të dhëna as nga deklaratat dhe as nga mesazhet”, tha Rrumbullaku. Kujtojmë Henerigert Mitri e Klodian Shahini, dy efektivë, janë përjashtuar nga Policia e Shtetit. Kjo për shkak se të dy efektivët kanë bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë. Shkeljet u zbuluan nga zbërthimi i Sky – ECC.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu