🌉 Sot, në Tiranë u zhvillua takimi i parë i grupit punues për implementimin e projektit për ndertimin e urës mbi lumin Buna.

👷‍♂️Si koordinator i grupit punues nga Mali i Zi, së bashku me homologen time nga Qeveria e Shqipërisë-koordinatore për palën shqiptare Elira Kokona si dhe kolegët e të dy palëve nga ministritë dhe drejtoritë kopetente, sot u dakorduam për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. 🇲🇪🇪🇺🇦🇱

✔️Projeti në fjalë do kushtojë rreth 20 milion euro (projekt i përgaditur nga pala shqiptare), Ura do jerë e gjatë rreth 600m, 17m e gjërë dhe rreth 12m e lartë, do ketë dy korsi, trotuar 1.5m nga dy anët, korsi biçikletash 1.75m nga dy anët, plus nga një korsi 1.5m nga dyja anët për raste emergjente.

🚣Po ashtu sot u fol dhe për lundrimin në lumin Buna, ku pritet intervenimi i palës shqiptare për eliminimin e barrierës që ndodhet tek ura ne Bunë në hyrje të Shodrës, e që pritet të zgjidhet brenda muajit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu