Dita e pavarësisë së shqiptarëve e ka uruar ndryshe kryeministri malazez Milojko Spajiç, duke premtuar ndërtimin brenda vitit 2028 të urës mbi lumin Bunë, e cila do të shkurtojë distancën mes dy shteteve fqinj.

Spajiç tha në Parlament në përgjigjen ndaj deputetit shqiptar, Ilir Çapuni, se me kryeministrin Rama kishte biseduar edhe për projekte të tjera të përbashkëta ndërshtetërore.

Ky projekt i përbashkët me Shqipërinë është shumë i rëndësishëm. Kam biseduar me kryeministrin Rama. Mes nesh ka me të vërtetë një marrëdhënie shumë të mirë, miqësore, që duhet të nxisë zhvillimin edhe të projekteve të tjera specifike, siç është ky projekt. Mendoj se dy vendet tona mund të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët. Dhe kjo, thjesht, nuk do të jetë dita e hyrjes sonë në Bashkimin Evropian apo ndonjë kohë tjetër. Ajo që na bën të veçantë është se nuk kemi shumicë etnike në këtë vend. Mendoj se jemi i vetmi vend, ndoshta do të thoja në Evropë, që ka interes kombëtar që t’i shohim të gjitha vendet fqinje në Bashkimin Evropian“, tha Spajiç.

Projekti për ndërtimin e një ure mbi lumin Bunë, një kalim i ri kufitar i Malit të Zi drejt Shqipërisë, është planifikuar të zbatohet deri në vitin 2028, ndërkohë që shuma totale e fondeve të planifikuara për realizimin e projektit është 10 milionë euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu