Ballina Aktualitet Ura e tragjedisë mbulohet nga lulet dhe lotët, drama në familjen shqiptare...

Ura e tragjedisë mbulohet nga lulet dhe lotët, drama në familjen shqiptare Hoti, nëna e Altinit: Kam humbur tre fëmijë

Ura e tragjedisë është shndërruar në një altar me lule e qirinjsh, një vend ku mbizotërojnë lotët për humbjen e tre të rinjve, të gjithë në të 20-at e tyre: Altinit, Eglit dhe Giulia-s. Në vendin e tragjedisë janë fotot e tret ë rinjve, mesazhe ngushëllimi dhe qirinj tëndezur. Pak më tutje shihet mungesa e kangjëllave anësore të urës, të cilat u këputën nga makina me të cilën udhëtonin tre të rinjtë.

“Ishin shokët e mi, shiko sa të bukur janë”, thotë një e re mes lotësh.

Ajo prek me gishta fotot dhe mes lotësh shton “U dashuruan dhe u larguan nga kjo botë së bashku.”

Mbi urë ndodhen edhe emrat e çifti të ri, “Altin dhe Giulia”, raporton Corriere del veneto. 

Dhimbja e nënës Dorotea

Shtëpia ku jetonte Giulia është pak minuta larg nga ajo urë e mallkuar. Nëna e saj Dorotea nuk është këtu, ajo është ende në shok. Të afërmit e përshkruajnë Giulian si një vajzë gazmore, , plot jetë dhe entuziazëm, bujare dhe pasionante.

Ai po ndiqte një kurs online të ekonomisë , duke e alternuar atë me punën. Në tavolinën e saj, në dhomën e gjumit, ka ende libra, shënime dhe oraret e mësimeve. Babai, Vittorio, kërkoi të shihte vajzën e tij në morg të shtunën në mëngjes . Nuk ishte e mundur, nuk ishte ende koha dhe dhimbja mbizotëronte.

“Kam humbur 3 fëmijë”

Në shtëpinë e 22-vjeçarit Altin Hoti, dhimbja është akoma mëe made. Familja humbi të dy djemtë Brenda disa muajsh. “Kam humbur tre fëmijë”, thotë nëna e Altinit duke qarë. E pamundur për ta ngushëlluar, sepse Giulia-n e kishte si vajzë. 20-vjeçarja, pas tragjedisë së parë që kishte goditur familjen ishte përpjekur në çdo mënyrë për t’i qëndruar pranë të dashurit dhe nënës së tij. Sami Binakaj, presidenti i komunitetit kosovar dhe shqiptar në Venezia, përcolli solidaritetin për familjet Gjeci dhe Hoti. “Nuk mund të vdesësh kështu në moshën 20-vjeçare. Prindërit duhet të flasin me fëmijët, është e nevojshme që të flasin në shtëpi. Shpejtësia merr jetë”. Pasioni për makinat te djemtë për Binakajn është edhe një mesazh: “Një makinë e madhe dhe e shpejtë është një mënyrë për ta që të ndihen më të rritur. Nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është”.

Nga aksidenti tragjik që ndodhi gjatë orëve të natës të së premtes humbën jetën dy të rinjtë shqiptarë, Altin Hoti dhe Egli Gjeci, si dhe e reja italiane Giulia Di Tullio. Egli ishte me origjinë nga Shqipëria, ndërsa Altini me origjinë nga Kosova. Të tre jetonin në Portogruaro. Altini ishte prej 2 vitesh në një lidhje me Giulia-n dhe po drejtonte automjetin kur ndodhi tragjedia e trefishtë. Sipas hetimeve të deritanishme, BMW-ja ishte me shpejtësi të madhe. Dëshmitarë thanë se makina vijoi drejt në një kthesë, duke marrë para barrierën e urës dhe përfundoi në lumë. Sipas autopsisë, tre të rinjtë humbën jetën si pasojë e mbytjes. Altin Hoti vetëm 6 muaj më parë humbi vëllain e tij të vogël Admir Hoti në një aksident me makinë. Ai ishte vetëm 18 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks