Për vitin e ri akademik 2025-2026, Universiteti i Shkodrës ka rritur numrin e kuotave të pranimeve, duke hapur një sfidë të re për vetën dhe ripozicionimin e tij rajonal si IAL.
Në ciklin e parë të studimeve, universiteti do të pranojë 1900 studentë, ndërsa për ciklin e dytë janë parashikuar 1372 kuota. Po ashtu, do të hapen 110 kuota për studentët që dëshirojnë të ndiqen në programe të tjera studimi.
Universiteti gjithashtu ka dorëzuar 6 projekte pranë Agjencisë Kombëtare të Kualifikimeve dhe Shërbimeve të Informacionit (AKKSHI), në përpjekje për të avancuar cilësinë e arsimit dhe infrastrukturës akademike.
Megjithatë, nevojat për arsim janë shumë më të mëdha, dhe ndërkohë që financimi është i kufizuar, kjo është një mundësi që ofron sektori publik në kushte të një buxheti të caktuar. Universiteti i Shkodrës është duke bërë përpjekje për të shfrytëzuar çdo mundësi për të siguruar mbështetje dhe për të garantuar cilësinë e arsimit për të rinjtë tha në fjalën e tij në mbledhjen e parë të senatit për këtë vit, rektori prof.dr Tonin Gjuraj./ newspower.al