Në një moment të rëndësishëm për zgjedhjet akademike të maturantëve, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” jep një shembull konkret të jetës aktive studentore: ekipi i volejbollit të djemve, i përbërë nga studentë-sportistë të dalluar, është nisur drejt Budapestit për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Europian të Universiteteve (27 korrik – 4 gusht). Pas fitores së merituar në Kampionatin Kombëtar Universitar
, këta të rinj – shumica aktivë edhe me ekipin e Vllaznisë – synojnë të shkëlqejnë edhe në arenën europiane. Nën drejtimin e trajnerit Artan Kalaja dhe pedagogut Fatjon Nurja, ata jo vetëm përfaqësojnë universitetin, por frymëzojnë brezin e ri me energjinë, përkushtimin dhe suksesin e tyre. Ky udhëtim u bë i mundur falë mbështetjes së Universitetit të Shkodrës, dashamirësisë së rektorit Tonin Gjuraj dhe ndihmës së Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, me presidentin Besnik Veliu. Në qendër të këtij rrëfimi është studenti që, përmes mundësive të shumta që ofron UNISHK, rritet si akademik, sportist dhe qytetar europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu