Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” gradualisht do të futet në një reformim aty ku është e nevojshme për përmirësimin e situatës në të ardhmen. Rektori i këtij universiteti Tonin Gjuraj në një mbledhje të senatit akademik tha se ka shkuar në 925 numri i studentëve të regjistruar ndërsa aplikimet janë ende të hapura duke treguar edhe pikat se ku do ketë reformë.

Oferta akademike në vazhdimësi do të jetë ndryshe shprehet rektori Gjuraj ndërsa programet e studimit do të jenë sipas nevojave që ka tregu i punës. Ai ri-theksoi se nuk ka mbyllje të dege të këtij universiteti.

Reforma në administratë bashkë me disa ndryshime të tjera janë një tjetër pikë e rëndësishme në 5 objektivat që rektori Gjuraj ka për reformimin e universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Tre ditë më parë, më 7 tetor universitetet hapën dyert për studentët mes të cilëve edhe universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu