Universiteti i Shkodrës ka zyrtarisht tre emra në garë për rektor, për garën e 21 Qershorit, ditës kur do të vendoset me votë për drejtuesin e ri.  Prof.Dr. Rajmonda Këçira, Prof.Dr.Nertila Ljarja dhe Prof.Dr.Tonin Gjuraj janë kandidatët që kanë dorëzuar kandidaturat për të drejtuar institucionin më të madh dhe më të rëndësishëm në veriun shqiptar. Profesoreshë Këçira është rektore në detyrë, ndërsa përballë do të ketë pedagogen Ljarja nga fakulteti i shkencave shoqërore, departamenti i Historisë dhe profesor Gjuraj që vite më parë ka qënë pjesë e ketyre auditoreve, ndërsa sot drejton një universitet privat në Tiranë. Do të jetë një garë e fortë dhe pritet të jetë një etapë e re për këtë institucion që ka patur jo pak luhatje vitet e fundit. Neëspoëer.al ju uron suksese kandidatëve në garë.

Më poshtë CV e kandidatëve që janë publike:

Nertila Haxhia Ljarja

ka lindur në qytetin e Shkodrën më 16 qershor 1971. Diplomuar në Histori pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Filologji – Histori (1993). Ka marrë gradën M.A. në Histori pranë Universitetit të Tiranës (disertacioni “Historia në fokusin e filozofisë”) në vitin 2004. Në janar të vitit 2009, ka mbrojtur doktoraturën në fushën e Historisë pranë Universitetit të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë seminare, simpoziume, konferenca e kongrese kombëtare e ndërkombëtare. Nga viti 2000 e në vazhdim është pedagoge në Departamentin e Historisë, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka botuar “Çështje të metodës dhe të kërkimit në shkencën historike” dhe “Histori e feve”.

Prof. Dr. Tonin Gjuraj

Ph.D. në Sociologji, Universiteti i Tiranës, Shqipëri; studime dhe kërkime postdoktorale në Kolegjin St’ Anthony të Universitetit të Oksfordit në MB; Master në Shoqëri dhe Politikë, Universiteti i Evropës Qendrore, Pragë, Republika Çeke; BA në Filologji Angleze, Universiteti i Tiranës, Shqipëri; kurse të ndryshme specializimi për edukimin e qytetarisë demokratike në Universitetin e Uashingtonit, Seattle, SHBA dhe në shumë universitete të tjera jashtë vendit, si: Norvegji, Poloni, Itali, Hungari, Holandë, Gjermani, Izrael, etj. Ka disa vite që përvojë në mësimdhënie në nivel universitar, shumë përvojë pune për agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare në çështjet fetare dhe demokracinë, studimet e shoqërisë civile dhe gjakmarrjes, si dhe kërkime në terren. Ka botuar shumë artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore, brenda dhe jashtë vendit të tij. Ai ka shërbyer si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit (2007 – 2009) dhe tani është anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Aktualisht është nënkryetar i Konferencës së Rektorëve të Shqipërisë. Që nga viti 2011, ai ushtron detyrën e rektorit të Universitetit Europian të Tiranës, Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu