Screenshot

Afati i vendosur nga Bashkia Shkodër për heqjen e agjencive funerale nga zonat e banuara ka skaduar më 25 shtator, por realiteti në terren flet krejt ndryshe. Agjencitë vijojnë të funksionojnë pa asnjë pengesë, duke sfiduar hapur jo vetëm institucionet vendore, por edhe qytetarët që kërkojnë rregull dhe respektim të ligjit.

Ky është shembulli më i qartë se ultimatumet e Bashkisë nuk kanë asnjë vlerë, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete. Agjencitë funerale, në vend që të vendosen jashtë zonave të banuara, vazhdojnë të operojnë në rrugët kryesore dhe hyrjet e pallateve, pa u shqetësuar nga askush. Skenat e kësaj të diele ishin prezente në të gjitha akset rrugore, ndërsa institucionet shijonin ditën e pushimit.  Refuzimi i hapur për të zbatuar vendimin është një shuplakë për autoritetet vendore. Bashkia shpalli afatin, bëri paralajmërime, por ndaloi aty. Pa zbatim, pa sanksione, pa forcë të ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu