Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç bëhen bashkë në Ulqin.
Liderët e politikës shqiptare, janë mbledhur përpara koncertit të tenorit nga Kosova me famë botërore, Rame Lahaj.
Të pranishëm janë edhe kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, kreu i komunës Ulqin, Omer Bajraktari, deputetët Agron Çela dhe Elisa Spiropali si dhe prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni