Ulje e lehtë për karburantet, ja sa do të shitet nafta, benzina dhe gazi

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve. Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e sotme uljen me 3 lekë të çmimit të naftës, 1 lekë për benzinën ndërkohë gazi mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimet e vendosura janë:

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo -më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Latest articles

Related articles

spot_img
Enable Notifications OK No thanks