Ballina Aktualitet Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama:...

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se që prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%.

Rama kujton se ky lehtësim për qytetarët u konkretizua pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të 6 dhjetorit të mbajtur në Tiranë vitin e shkuar.

Mirmëngjes, dhe me lajmin e mirë se prej 1 tetorit, çmimet e “Internetit Roaming” mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor janë ulur mesatarisht deri 99%, të konkretizuar pas firmosjes së marrëveshjes në samitin historik të dhjetorit në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë“- shkruan Rama në Facebook.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB Roaming në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më ekonomik. Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë pak, deri në 1.6 euro për 1 GB. Por kompanitë celulare që operojnë në Shqipëri do të duhet që paraprakisht të kenë marrëveshje me operatorët e telekomunikacionit të BE-së për tarifat e reja.

Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 6 dhjetor 2022 në Tiranë operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dolën në një deklaratë të përbashkët, e cila do të bënte të mundur uljen e parë të kostove të roaming-ut midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin për t’i hequr ato plotësisht më pas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks