Ballina Aktualitet Uji del në rrugën e Obotit, drejtuesit vendor i druhen përkeqësimit të...

Uji del në rrugën e Obotit, drejtuesit vendor i druhen përkeqësimit të situatës

Mbi 400 hektarë tokë bujqësore u përmbytën në njësinë administrative Ana e Malit në bashkinë Shkodër gjatë 24 orëve të fundit. Uji ka nisur të shfaqet edhe në rrugën e Obotit, ndonëse kalimi në të vijon të kryhet me mjete të ulëta, banorët janë lajmëruar të tregojnë kujdes pasi situata mund të ndryshojë.

Niveli i ujit në këto fshatra i ka nxjerrë jashtë funksionit kanalet kulluese thonë drejtuesit e bashkisë Shkodër, që i druhen përkeqësimit të situatës.

Për përmbytjet e pak javëve më parë janë ngritur grupet e punës të evidentimit të dëmeve, por një rikthim të përmbytjeve, ky proçes bëhet i vështirë.

Kuotat e lumenjve dhe liqenit të Shkodrës janë rritur si pasojë e prurjeve me rreth 50 cm, ndërsa shumë fshatra të njësive administrative janë pa energji elektrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks