Nga kjo e hënë, Besmir Lezha do të jetë drejtuesi i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës- Kanalizime qarku Shkodër, duke zëvëndësuar Mark Mollën. Drejtori i ri Lezha, ka mbajtur më herët pozicionin e drejtorit rajonal të Drejtorisë së Sherbimeve të Transportit Rrugor. Prej afro 1 viti, shoqëria e Ujësjellës- Kanalizime qarku Shkodër është në administrim të ministrisë së energjitikës, e cila zotëron 51% të aksioneve të SHA- së. Pjesa tjetër e aksioneve ndahet mes 5 bashkive të qarkut, ku Shkodra ka 36% të aksioneve. Pritet që të tjera emërime të kryhen në ditët e ardhshme në drejtoritë e qarkut Shkodër, pasi e deleguara politike Elisa Spiropali ka kërkuar ristrukturim të tyre.
Ballina Aktualitet Ujësjellës -Kanalizime qarku Shkodër me drejtues të ri. Besmir Lezha prezantohet në...