Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA dënoi me rreth 28 mijë euro Federatën Shqiptare të Futbollit për hedhjen e sendeve në fushë dhe ndezjen e flakadanëve në stadium, në duelin kundër Çekisë, i luajtur më 16 nëntor në stadiumin kombëtar në Tiranë.

Ky, në fakt, është i disati rast që FSHF ndëshkohet me gjoba të majme për situata të ngjashme në ndeshjet brenda fushe, të kombëtares shqiptare.

Në tetor Federata u penalizua me më shumë se 41 mijë euro për  disa incidente të vogla në duelet e muajit shtator në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës në Pragë, por edhe kundër Gjeorgjisë në Tiranë.

Bashkë me njoftimin për gjobën e marrë nga UEFA, Federata i bëri thirrje tifozëve të kombëtares të jenë korrektë me kundërshtarët, për të shmangur çdo situatë që mund të dëmtojë ekipin tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu