Vllaznia e pafat ne shortin e turit te pare te “UEFA Conference League”. Goglat e kane vendosur ate kunder nje kundershtari shume te larget, Valur te Islandes. Ndeshja e pare do te luhet ne Islande me 11 korrik, nderkohe qe nje jave me vone do te luhet ndeshja e kthimit ne stadiumin “Loro Boriçi” qe do te vendose edhe per skuadren qe do te kualifikohet ne turin e dyte te ketij kompeticioni. Valur eshte nje skuader nga Islanda e themeluar ne vitin 1911 dhe eshte nje nga skuadrat me te mira islandeze. Vitin e kaluar eshte renditur ne vendin e 2-te te kampionatit islandez, ndersa kete vit ndodhet ne vendin e 3 me 21 pike ne 10 ndeshje. Padyshim qe kjo nuk eshte diçka pozitive sepse kundershtari ndodhet ne kulmin e kampionatit dhe gezon formen me te mire, nderkohe qe Vllaznia sapo ka filluar stervitjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu