Ballina Aktualitet Udhëtimi në vrap nga Anglia mbyllet në Shqipëri / 41 vjeçari...

Udhëtimi në vrap nga Anglia mbyllet në Shqipëri / 41 vjeçari Seb Ponari prek tokën shqiptare, dedikim babait dhe kauzës së shëndetit mendor

 

 Ky është momenti kur 41 vjecari nga Tropoja, Seb Ponari mbërrin në tokën shqiptare pasi ka përshkuar mbi 2600 km, në udhëtimin e tij që ka nisur me 10 Maj në Cambridge, Angli dhe mbyllet në vendlindje, ku do të shënohet kilometri i 2750.

Bashkëshoqëruesit e tij në këtë udhëtim sfidues kanë qënë shoferi i rulotit, i cili është gjithashtu dhe fizioterapist shqiptar, trajneri i vrapit nga Qipro si dhe dy persona të tjerë nga Shqipëria. Udhëtimin Ponari ja dedikon jo vetëm babait të ndjerë, por edhe një kauze më të madhe, shëndetit mendor. Ky i fundit tregon se edhe vetë ka patur vështirësi me të cilat i është dashur të përballet.

Pas Tropojës, udhëtimin synon ta zgjasë edhe drejt jugut të Shqipërisë, këtë herë për të prekur territorin e vendit të tij, atje ku edhe do të pushojë disa ditë.

Pritja e tij në Han të Hotit ishte e vecantë, ku familjarë dhe miq e pritën në një atmosferë festive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks