Ballina Kronike U vetëplagos me armë zjarri, policia procedon 28-vjeçarin nga Malësia e Madhe

U vetëplagos me armë zjarri, policia procedon 28-vjeçarin nga Malësia e Madhe

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për vetëplagosjen e shtetasit M. M., informojmë se specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

M. M., 28 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi mbante pa leje armën e zjarrit me të cilën dyshohet se u vetëplagos në këmbë, nga pakujdesia, në mal, si dhe nuk ka treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja. Ky shtetas vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës, Tiranë;

P. M., 59 vjeç dhe R. M., 21 vjeç (babai dhe vëllai i 28-vjeçarit), për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë fshehur armën e zjarrit, si dhe nuk kanë treguar vendin konkret ku ka ndodhur ngjarja.

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin A. K., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks