Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Barriera”, duke arrestuar një shtetas dhe sekuestruar 12 armë zjarri pistoleta me municion luftarak, në një tjetër rast të trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë. Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë Dukagjin Berisha, 27 vjeç, banues në Kosovë, gjatë një kontrolli në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip “Volkswagen” u gjetën 10 pistoleta Glock me municion luftarak nën kofanon e makinës, ndërkohë që gjatë procedimeve të mëtejshme u sekuestruan edhe 2 pistoleta të tjerë Glock, duke e çuar totalin në 12 armë. Nga hetimet rezultoi se armët do të shiteshin në zonën e Freskut. Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të armëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Pas arrestimit të Dugagjin Berishës, 27 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Barriera”, detaje të reja janë zbardhur detaje të reja mbi mënyrën se si u dokumentua aktiviteti i tij i trafikimit të armëve.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetarja Xhensila Kodra, efektivët e Komisariatit nr. 4 kishin marrë informacion se Berisha do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas në zonën e Freskut për të shitur pistoletat e sekuestruara më parë. Ai është mbajtur nën vëzhgim që nga kalimi në Pikën Kufitare të Morinit, ku hyri në territorin e Shqipërisë me makinën tip “Volkswagen”.

Policia njofton se më parë, me përdorimin e agjentëve të infiltruar, i ka blerë Berishës 2 pistoleta në Fresk, për të dokumentuar aktivitetin e tij kriminal. Ky veprim u krye për të mbledhur prova konkrete të trafikimit të armëve dhe për të ndaluar shpërndarjen e tyre në tregun e paligjshëm.

Nga hetimet paraprake rezulton se Berisha dyshohet të ketë kryer veprime të ngjashme edhe më herët, duke treguar për një aktivitet të vazhdueshëm të trafikimit të armëve zjarri drejt zonës së Tiranës.

Materialet procedurale dhe provat e mbledhura iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon hetimet për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në rrjetin e trafikimit të armëve.

Ky rast nënvizon fokusin e Policisë së Tiranës në parandalimin e trafikimit të armëve dhe goditjen e rrjeteve kriminale, duke përdorur metoda proaktive dhe agjentë të infiltruar për mbledhjen e provave.

I’m

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu