Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka miratuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy efektivëve Ervis Hasa dhe Redi Mato, 23 vjeç të cilët janë konfliktuarfizikisht me njëri tjetrin jashtë orarit të shërbimit. Sipas burimeve, përplasja mes dy efektivëve të patrullës së përgjithshme të Elbasanit, ka ndodhur për një vajzë. Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, ka nisur hetimin disiplinor ndaj tyre, për shkelje të rëndë disiplinore. Procedimi disiplinor ka nisur krahas procedimit penal të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Ervis Hasa është konfliktuar më herët me Redi Maton. Më pas ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë goditur me sende të forta Ervis Hasën i cili u mjekua në spitalin e Elbnasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në 22 dhjetor. Ndaj tyre u mor masa e pezullimit nga detyra, masë që është miratuar nga drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu