Ballina Aktualitet U prezantuan si ukrainas, momenti kur hajdutët vjedhin zarfet me euro në...

U prezantuan si ukrainas, momenti kur hajdutët vjedhin zarfet me euro në një “exchange” në Shkodër

Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash. Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti sillnin lekët. Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda. Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë kçyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytettit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot. Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks