I plagosuri Arsen Beqiri është arrestuar nga policia pasi dha kallëzim të rremë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës. 24-vjeçari gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.
Nuk dha deklarim të plotë në Polici, në lidhje me rrethanat e plagosjes së tij me armë zjarri në këmbë, vihet në pranga 24-vjeçari.
Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes së 24 vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër në vijim të punës për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 23.12.2024, bënë arrestimin për veprën penale “Moskallëzimi i krimit“ të shtetasit të plagosur A. B., 24 vjeç.
Ky shtetas gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes nuk dha deklarime të plota në lidhje me rrethanat dhe autorin e plagosjes së tij në këmbë me armë zjarri.
Në vijim të veprimeve Policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. Sh., 22 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, i cili dyshohet se ka plagosur nga pakujdesia shokun e tij shtetasin A. B.
Vijon puna për kapjen e 22 vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.