Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së të hënës ku një efektiv i forcës së Posaçme Shqiponja qëlloi me armë zjarri. Efektivi i policisë i identifikuar si Adrian Meta, dyshohet se pas orarit të punës punonte si truprojë apo shoqërues. Mbrëmjen e të hënës personi qe ruhej nga efektivi pati një debat me një qytetar. Ky i fundit thirri disa të njohur të tij dhe në këtë moment ndërhyri efektivi i policisë dhe qëlloi në ajër, duke terrorizuar banorët e zonës. Ky rast është duke u ndjekur nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore dhe Prokuroria e Tiranës.
Ky nuk është rasti i parë që efektivet e policise Shqiponja përfshihen në ngjarje të tilla. 10 ditë më parë dy punonjës të kësaj strukture u përfshinë në një tjetër konflikt fizik, me një kolegun e tyre, i cili ushtron detyrën në Policinë e Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu