Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 42 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave apo vizave”, sepse dyshohet se është pajisur me pasaportë biometrike pas aplikimit me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 56 vjeç, banues në fshatin Kurtaj, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu