Para Gjykatës së Tiranës dolën sot tre të arrestuarit pas aksidentit tragjik të 19 marsit ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erild Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç, dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shoferin e betonieres, Aleksandër Krrashi dhe kushëririn e tij që e ndihmoi të fshihej ndërsa dha detyrim paraqitje për menaxherin e firmës  ‘Hel-Jon’, Danjel Koxha.

Aleksandër Krrashi, shoferi i betonieres ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen tragjike, ku u shpreh: “Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova”, ka thënë ai përpara gjykatësve. Aleksandër Krrashi do të mbetet në burg ndërkohë që hetimet për aksidentin e rëndë vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu