Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin M. F., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi është konfliktuar me vëllain e tij, shtetasin K. F., 31 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e konfliktit, është dëmtuar lehtë shtetasi K. F.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. J., 45 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit C. B., 27 vjeçe, me shtetësi tajlandeze, dhe M. A., 32 vjeç, me shtetësi afgane, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Mashtrimi kompjuterik”, pasi këta dy shtetas dyshohet se kanë hapur disa llogari false në Google, duke futur të dhëna të rreme, sikur ushtronin aktivitete universitare dhe trajnime për të huaj në Shqipëri, duke mashtruar shtetas të huaj me aplikime false, ku ata paguanin shuma të ndryshme për të përfituar viza shqiptare.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Gj., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit një i mitur 11-vjeçar, i cili, pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 49 vjeç, banues në fshatin Dobër, dhe B. H., 65 vjeç, banues në Koplik, pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. M. është përplasur në grilën e portës së dyqanit, ku ka mbetur i dëmtuar lehtë, pavarësisht se ai pretendon se është goditur nga shtetasi B. H.
Materialet procedurale iu referuan Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






