Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në vijim të punës për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: E. Gj., 19 vjeç, O. G., 29 vjeç.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasit: M. Sh., 38 vjeç, A. E., 24 vjeç, U. F., 22 vjeç, L. S., 22 vjeç, E. A., 24 vjeç, N. A., 30 vjeç, L. B., 21 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik të këtyre shtetasve dhe të automjeteve me të cilat ata lëviznin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza me lëndë të dyshuara narkotike të llojeve kanabis, ekstazi dhe kokainë.

Më datë 07.06.2025, rreth orës 21:00, Policia e Lezhës ka marrë njoftim nga urgjenca e spitalit rajonal, se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete shtetasja S. F., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Në trupin e 75-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 37 vjeç,, banues në Kosovë, pasi duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E. R., 20 vjeçe, gjithashtu banuese në Kosovë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja në mjetin e shtetasit B. B., shtetasja M. B., e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu