Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike, kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një peshore elektronike dhe një grirëse.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin e mitur 14-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Zh., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tij, në lagjen “Vasil Shanto”, u konstatua muzikë jashtë orarit të lejuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.






