Ballina Kronike U kap duke vënë baste, me celular, në ambientet e lokalit që...

U kap duke vënë baste, me celular, në ambientet e lokalit që administronte, arrestohet 37-vjeçari

 

U kap duke vënë baste, me celular, në ambientet e lokalit që administronte, arrestohet 37-vjeçari.

Sekuestrohen celulari dhe një shumë lekësh që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në një lokal në lagjen “Partizani”, administratori i biznesit, shtetasi G. H., 37 vjeç, banues në Shkodër, vinte baste sportive, me celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë 37-vjeçari, për veprën penale “Organizimi ose ushtimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshitm me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks