GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut, i cili u hetua për veprën penale “shpërdorim deryre”.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Etleva Deda. Ndreu u kallëzua në Strukturën e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023, në lidhje me trotuarin në rrugën Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo. Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, tha PD në denoncim.
Partia Demokratike e akuzon Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Në hetim janë edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, qe janë marrë më tenderin për ndërtimin e rrugës.