Bledar Dedja, me origjinë shqiptare, u gjet dy ditë më parë i pajetë në një zonë pyjore në Treviso. Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, hetuesit italianë nuk përjashtojnë mundësinë e një krimi pasioni.

Dyshohet se Dedja ka tentuar që t’i shpëtojë autorit dhje është larguar rreth 100 metra nga Mercedesi i tij, i cili u gjet pranë vendit ku ndodhi krimi. Vdekja e Dedjas, i cili u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e së dielës në pyjet e Paderno del Grappa, daton pasditen e vonë të së shtunës, 20 janar.

Por, patologu që kreu ekzaminimin e jashtëm nuk ishte në gjendje të jepte një kohë të saktë për vdekjen.Autopsia pritet të kryhet ditën e nesërme, 24 janar. Pista e grabitjes është përjshtuar nga hetuesit, pasi portofoli dhe sendet personale u gjetën brenda makinës të paprekura. Hetuesit po shqyrtojnë telefonin e viktimës, përfshirë edhe një bisedë me kunatën. Policia po interviston gjithashtu familjen dhe miqtë e 39-vjeçarit në kërkim të pistave, fokusi është mbi të gjitha zbulimi me kë duhej të takohej Dedja atë pasdite.

39-vjeçari u gjet gjysmë i zhveshur dhe për këtë arsye policia po heton mundësinë e një krimi pasioni. Thika me të cilën është kryer krimi nuk është gjetur ende. Zona e vrasjes nuk mbulohet nga kamerat e vëzhgimit publik dhe kjo e bën më të vështirë punën e hetuesve për identifikimin e autorit./vizionplus

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu