Ish efektivi i policisë Jeton Lami i arrestuar për dhënie ndihme ndaj shumëtëkërkuarit Jeton Lami ka refuzuar të flasë dy herë.

“Ora News”, zbardh të plotë vendimin e Gjykatës së Kurbinit, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Jeton Lamin, agjentin e skuadrës së kërkimit “FAST” në Policinë e Shtetit, që u ndalua për shoqërimin dhe transportimin e Ervis Martinit.

 Deri në këtë fazë të hetimit agjenti dyshohet të jetë personi kryesor që mund të dijë të vërtetën e zhdukjes misterioze të Ervis Martinit.

“Ora News” mëson se njeriu kyç i kësaj çështje Jeton Lami, është tentuar të merret dy herë në pyetje mbi atë çfarë ndodhi me Ervis Martinin dhe arsyet e shoqërimit të tij me biznesmenin, gjatë kohës kur ai ishte në kërkim nga prokuroria e posaçme SPAK.

Mësohet se tentativa e parë për të marë në pyetje agjentin, është bërë në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithme të Policisë së Shtetit, ku Lami u arrestua.

 Sipas këtij vendimi gjykate, ka qënë ora 13:04 e datës 23 Gusht, kur Lamit i është komunikuar arrestimi.

Menjëherë pas kësaj procedure, grupi i hetimit që po ndjek rastin e rrëmbimit dhe zhdukjes së Martinaj, ka kërkuar marjen në pyetje të Lamit, por ai ka refuzuar.

Agjenti ka mbajtur qëndrim refuzues për të dhënë shpjegime dhe këtë veprim e ka bërë dy ditë më pas në 25 Gusht 2022, kur ka dalë para gjyqtarit të Laçit, Aurel Arapi.

 Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të arrestimit të Lamit, gjyqtari Arapi ka ftuar të pandehurin të japë shpjegime rreth akuzës “Shpërdorim detyre” që ka ngritur prokuroria kundër tij.

Por edhe para gjykatës, Lami ka refuzuar të flasë, duke mos dhënë asnjë detaj dhe arsye, se pse shoqërohej në mënyrë të vazhdueshme me Ervis Martinin dhe cili është fati i këtij të fundit. Në vendimin e tij, gjyqtari Aurel Arapi, ka argumentuar se:

“…Jeton Lami duke shfrytëzuar funksionin e tij si punonjës i Policisë së Shtetit, ku me veprime aktive dhe mosveprime ka ndihmuar personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Ervis Martini, për t’ju shmangur organeve të drejtësisë, duke mos ekzekutuar urdhërimet e një vendimi gjykate për arrestimin e tij…”.

Kjo sjellje e oficerit ka ndikuar tek gjyqtari, të caktojë masën e sigurisë “arrest në burg” për jeton Lamin.

Dy avokatët e agjentit, Gentjan Rumano dhe Elton Domi, gjatë seancës, bënë përpjekje për të bindur gjykatësin që të caktonte masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” ose “arrest shtëpie” Avokatët argumentuan se Jeton Lamit i rrezikohet jeta brenda në burg për shkak të profesionin që ai ka mbajtuar para se të arrestohej.

Sipas avokatëve Lami nuk ka asnjë rrezik ikje dhe qëllim për t’ju fshehur drejtësisë dhe aq më tepër nuk shfaq asnjë rrezik për të prishur provat gjatë procesit të hetimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu