Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë 364,732,924 euro pa TVSH. Kompanitë do të kenë afat deri më 2 tetor për të paraqitur ofertat e tyre.

Tenderi i meparshem u anulua një muaj më parë pasi asnjë nga ofertat që u paraqit nuk rezultoi e suksesshme. Autostrada e re me gjatësi 17 kilometra parashikohej të mbyllej deri në vitin 2028-të. Kalvari i këtij koncesioni ka nisur që në vitin 2018, kur erdhi propozimi i pakërkuar për ndërtimin e kësaj autostrade, dhe prej asaj kohe ky projekt ka mbetur vetëm në fazë tenderi.Gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjën e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu