Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-gjyqtarit të Gykatës së Lartë, Admir Thanza.

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u mor nën hetim nga SPAK për fshehje dhe mosdeklarim pasurie. Ish gjyqtarit me vendim të gjykatës së Posaçme, iu sekuestrua për 2 pasuri të paluajtshme në emër të tij. Konkretisht, një apartament 70 m2 dhe një garazh 23 m katrorë në Tiranë.

Por, SPAK paraqiti në GJKKO kërkesën për pushimin e procedimit penal ndaj ish-gjyqtarit, që u aprovua nga togat e zeza.

“Pushimin e çështjes penale që i përket proçedimit penal me Nr.137/4 të vitit 2021, të rregjistruar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Admir Thanza, për veprën penale penale “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal”, njofton GJKKO.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, GJEDNJ, ka gjetur shkelje të nenit 6 të Konventës në të drejtën për një proces të rregullt ligjor gjatë procesit të vetingut të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza si dhe i ka njohur atij një dëmshpërblim prej 3500 eurosh për kostot dhe shpenzimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu