Partia Socialiste e Shkodres ka reaguar pas akuzave te PD se po shperndahet koncentrat per fushate.

Reagimi selise roze:

PD vazhdon me mashtrime dhe spekulime – e vërteta është krejt ndryshe!

Ta harrojë Partia Demokratike e Shkodrës që mund të bëjë krahasime me Partinë Socialiste!
Në zgjedhjet e vitit 2023, Partia Demokratike përdori Bashkinë e Shkodrës dhe punonjësit e saj për blerje votash.

Partia Demokratike edhe një herë po tregon fytyrën e saj të vërtetë: keqinformime, shtrembërime dhe spekulime të ulëta për të manipuluar qytetarët e Shkodrës.

Shpërndarja e koncentratit është një procedurë e rregullt, në kuadër të emergjencave civile, funksion i bashkive, dhe çdo insinuatë tjetër është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të krijuar konfuzion dhe për të mashtruar opinionin publik.

Për sa i përket rastit në fjalë, ekziston edhe dokumenti përkatës, i cili është publik dhe shpjegon qartë procedurën ligjore të ndjekur.

Në mungesë të vizionit dhe zgjidhjeve për qytetin, PD ka zgjedhur rrugën e gënjeshtrës dhe propagandës boshe. Shkodranët e dinë mirë kush punon për ta dhe kush merret vetëm me shpifje!

#StopMashtrimeve #PDPaVizion #ShkodraDiTeVerteten

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu